Kolumbi, Virgjëresha Mari qan me lot gjaku

Qindra njerëz po dynden për të parë nga afër statujën e Virgjëreshës Mari, e cila besohet se është duke qarë me lotë prej gjaku. Ngjarja e konsideruar si një shenjë e veçantë ka ndodhur në Kolumbi.

Sipas “Daily Mail”, imazhet e statujës janë bërë menjëherë pjesë e postimeve në mediat sociale, duke bërë edhe më tej kuriozitet, për një pelegrinazh në masë në Kolumbi. Vendasit besojnë se janë dëshmitarë të një mrekullie dhe të tjerët janë duke u mundur për të parë një pamje të kësaj dukurie. Disa vendas thanë se: “Ne pamë momentin se si Virgjëresha, po qante me lot gjaku. Ne kemi qenë të befasuar. Jemi ndjerë të i lumtur, të trishtuar … çdo gjë”. Miryan Quintero, një grua nga komuniteti, shtoi se: “Unë besoj se kjo është e vërtetë. Virgjëresha është e gjallë në qiell. Unë e di se ajo është e vërtetë”.

Një burim i paidentifikuar ka thënë se: “Çdo ditë fqinjët luteshin në frontin e Virgjëreshës Mari dhe ne e panë se si ajo po qante dhe nxori lot nga syri i saj i majtë”. Kisha Katolike nuk e ka komentuar këtë dukuri por dhe pelegrinazhin kaq të papritur, edhe pse kryepeshkopi i qytetit në Bucaramanga, ju ka kërkuar njerëzve që të jenë të kujdesshëm.

Prifti Jorge Eliecer Garcia ka thënë se: “Njerëzit kanë tendencë për tu mbledhur në këto situata dhe të bëjnë pelegrinazhe por dhe janë disa bizneseve që fitojnë nga të tilla lajme. Por ata gjithashtu prekin zemrat e njerëzve në një mënyrë ose në një tjetër”.

Vendorët kanë kërkuar për përfaqësuesit e Kishës Katolike që do të vijnë dhe të sqarojnë nëse ajo është me të vërtetë është një mrekulli e në qoftë se ka një shpjegim shkencor për situatën.

Burimi: Daily Mail/Përshtati: Redjon Shtylla

SHKARKO APP