Kometa 67P-Churyumov/Gerasimenko duket me shtresa dhe si përbindësh (Foto)
Interieri i kometës 67P-Churyumov/Gerasimenko që analizohet nga Rosettas është si përbindësh. Të dhënat tregojnë sekrete bizare që sigurisht kanë zgjuar kërshërinë e shkencëtarëve
Studimet e fundit për kometën 67P-Churyumov/Gerasimenko që analizohet nga sonda Rosetta pritet të botohen në revistën shkencore.
Ato kanë autor dy shkencëtarët e Universitetit të Merylandit në SHBA. Të dhënat tregojnë se si kometa ka mundësi të këtë një brendësi shtresore që duket si përbindësh.
Aktiviteti i saj po ashtu është në rritje derisa ajo pritet ti ofrohet më shumë diellit deri në gusht të këtij viti.
Teoria e re tregon që “qafa” e saj duket ashtu sikurse një kore e një molle me formën e saj të çuditshme, ndonjëherë si përbindësh.
Forma, evolucioni dhe jetëgjatësia e kometës 67P-Churyumov/Gerasimenko tashmë është paraqitur në disa seri të gazetave të ndryshme.
Përdorimi i të dhënave nga anija kozmike Rosetta, e cila është në orbitën rreth kometës, tanimë i ka dhënë imazhet shkencëtareve për brendësinë në formë shtresash dhe shumica e zbulimeve për këtë kometë priten të zbulohen së shpejti për të gjithë kuriozët.