Kompania detyron personelin femëror të puthin në buzë “Shefin” (VIDEO)

Kandidati republikan për zgjedhjet Presidenciale Donald Trump, të një krijojë lajme. E fundit ishte deklarata ku ai dëgjohet të thotë se “kur je i pasur dhe i pushtetshëm, mund të bësh ç’të duash më femrat”.

Kjo thënie mund të ketë inspiruar një shef. Autoritetet kineze kanë publikuar një video të xhiruar në një kompani, sipas së cilës u kërkohet punonjëseve femra që të vihen në rresht dhe të puthin shefin e tyre çdo mëngjes. Dhe s’bëhet fjalë për një puthje të vogël në faqe, por një puthje në buzë.

Justifikimi i shefit për këtë rit mëngjesor është i mrekullueshëm, pasi ai thotë se puthjet krijojnë një lidhje më të afërt mes nëpunësve dhe manaxherëve. 

Videoja është komentuar me mjaft ironi në internet. Ka dhe komentues që pyesin se përse nuk janë edhe nëpunësit meshkuj në radhë për puthjen e shefit, një shenjë e qartë e diskrimiminit të meshkujve. 

[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=M6_STnqWsEY” width=”360″ height=”315″]

SHKARKO APP