Kompania “Yahoo” i shitet gjigandit “Verizon” në SHBA
Kuriozitete E Enjte, 29 Prill 2021 11:39
Firma amerikane “Yahoo” i shitet gjigandit të telekomit në Amerikë, “Verizon”, për rreth 4.83 bilionë dollarë, para në dorë. “Yahoo” do të kombinohet me “AOL”, një tjetër yll në “venitje” i internetit, të cilin kompania “Verizon” e bleu vitin e kaluar. Cmimi për paktin është shumë poshtë 44 bilionëve dollarë të ofruar nga kompania Microsoft për Yahoo-në në 2008-ën.