Konsumoi kokainë për herë të parë, ndërron jetë mësuesja 35-vjeçare

Një mësuese në Britani, e cila ishte kundër përdorimit të lëndëve narktotike, vdiq tragjikisht pasi provoi kokainë për herë të parë.

35-vjeçarja, Hannah McGurdy, e cila punonte si mësuese e fëmijëve me nevoja të veçanta dhe drejtonte komitetin për mbledhjen e fondeve të shkollës, kishte disa vite që u fliste miqve dhe familjes për kundërshtitë e saj në lidhje me përdorimin e substancave narkotike.

Mirëpo, të afërmit e saj vunë re ndryshimin e personalitetit të saj pasi ajo krijoi një lidhje dashurie me një femër tjetër, pasi u nda nga burri i saj.

Ata thanë që ajo kishte pak kohë për ta dhe kishte nisur të pinte duhan. Babai i saj tha se ajo po përpiqej t’i bënte përshtypje partneres së saj të re, Leanne Fisher.

Në janar të këtij viti, pas një feste në shtëpinë e saj, ajo shkoi të flinte në shtrat. Trembëdhjetë orë më vonë ata u kthyen dhe e gjetën të vdekur në shtrat në shtëpinë e saj në Manchester Greater. Testet zbuluan se ajo kishte konsumuar drogë.

Gjykata e Stockport tha se Hannah e kaloi mbrëmjen e 3 janarit me të dashurën e saj dhe pasi bënë një xhiro me qenin e tyre dhe shkuan në një pijetore, ato u kthyen në shtëpi.

Më vonë, ajo ftoi vëllain dhe motrën e partneres së saj, së bashku me disa të tjerë për të konsumuar disa pije. Diku në orët e para të mëngjesit ajo shkoi të flinte, ndërsa e dashura e saj shkoi ta takonte më vonë, por e gjetën ashtu siç e kishin lënë.

Ata lajmëruan policinë dhe ambulancën, të cilët e shpallën të vdekur në vendin e ngjarjes mësuesen 35-vjeçaren.

Policia mori në pyetje vëllezërit dhe motrat, të cilët thanë që ishte bërë shumë e dehur gjatë mbrëmjes pasi konsumoi birrë, vodka dhe xhin.

Partnerja e saj Fisher, e cila tha se ata kishin bashkë 9 muaj, tha që pati një debat midis tyre, pasi Hanah donte t’i tregonte anëtarëve të familjes për marrëdhënien e tyre.

Fisher pranoi se kishte konsumuar vetë kokainë në banjë, por mohoi që ta kishte parë edhe partneren e saj të bënte një gjë të tillë. të tjerët në shtëpi gjithashtu mohuan se panë mësuesen të konsumonte drogë.

Pamjet e kamerave të sigurisë nga jashtë banesës, të cilat u sekuestruan nga policia, treguan një femër që dukej sikur Hannah që dilte nga shtëpia pak para orës 2 të mëngjesit dhe kalonte rrugën për të folur me shoferin e një BMW të bardhë të parkuar në parkun e makinave të një dyqani përballë.

Në orën 4.30 të mëngjesit zonja Fisher u filmua duke dalë nga shtëpia dhe duke bërë një renditje të ngjashme me të njëjtën makinë para se të kthehej brenda shtëpisë.

Detektivët thanë se përpjekjet për të gjurmuar automjetin dhe pronarin e saj kishin dështuar.

Sipas dëshmive, Hannah kishte kaluar në depresion që prej momentit që ishte ndarë me të shoqin. Më pas ajo krijoi një lidhje dashurie me partneren e saj të re, Fisher.

Babai i saj David Westerman tha se pas kësaj filloi të vërente ndryshime në sjelljen e saj dhe se ajo ishte duke u tërhequr nga jeta familjare.

Ndërkohë, ish-bashkëshorti i saj tha se ajo nuk kishte konsumuar asnjëherë më parë drogë dhe ishte gjithmonë kundër këtyre substancave, shkruan joq.

Ai tha:

Unë isha martuar me Hannah për 12 vjet dhe gjatë gjithë asaj kohe ajo kurrë nuk merrte asnjë lloj droge. Ajo ishte gjithmonë kundër tyre.
Testet e toksikologjisë treguan se Hannah kishte nivel të lartë alkooli dhe nivel të ulët kokaine në gjak. Mjeku ligjor Chris Morris tha që vdekja e saj u shkaktua nga konsumimi i drogës dhe alkoolit.

SHKARKO APP