Koreja e Veriut diktaturë edhe në teknologji, lejon vetëm 28 faqe interneti
Lideri Kim Jong Un, lejon që të përdoren vetëm 28 faqe interneti, që janë të regjistruara nga vetë ai.
Lajmin e ka bërë të ditur një inxhinier amerikan Matt Bryant, i cili ka pohuar se dërgonte vazhdimisht një kërkesë automatike serverit kryesor të Koresë së Veriut për akses në të gjitha faqet e internetit në këtë vend.
Serveri është konfiguruar për të refuzuar kërkesa të tilla, por duket se ka gabuar duke zbuluar listën me 28 emra faqesh me domeinin “.kp”.
Shumë prej këtyre faqeve i përkasin organizatave zyrtare si Komiteti për Marrëdhënie Kulturore apo agjencia detare, si dhe mediave shtetërore si gazeta “Rodong Sinmun”, organi i shtypit i partisë qeverisëse të punëtorëve.
Raportohet se një temë që zë shumë vend në internetit të vogël të Koresë së Veriut është edhe kuzhina lokale që konsiderohet si më e mira në botë. Koreja e Veriut e kontrollon rreptësisht internetin në vendin e saj dhe këto 28 duket se janë faqet e vetme që qytetarët e saj mund të shohin nga rrjeti i gjerë global.