Koreja e Veriut do ndryshojë orën, shkëputet nga ‘imperialistët”
Regjimi komunist në Korenë e Veriut do të ndryshojë orën për të kujtuar çlirimin e vendit nga japonezët në fund të Luftës së Dytë bën të ditur agjencia shtetërore e lajmeve.
Koreja e Veriut ka të njëjtën orë me Korenë e Jugut dhe Japoninë, të cilat janë 7 orë përpara orës zyrtare në Shqipëri.
Më 15 gusht ora në Korenë e Veriut do të zhvendoset 30 minuta prapa.
Agjensia shtetërore e lajmeve deklaron “imperialistët e mallkuar japonezë e kanë privuar Korenë heroike nga ora e saj standarde” duke e ndryshuar gjatë pushtimit
Agjensia KCNA citoi zyrtarët që thonë se vendimi i Penianit komunist pasqyron “besimin dhe vullnetin e patundur të personelit të shërbimit dhe të popullit korean në 70 vjetorin e çlirimit të Koresë”.
Korea e Jugut ka deklaruar se kjo lëvizje mund të shkaktojë disa problem afatshkurtra në zonën e industrial Kaesong në Korenë e Veriut, zonë kjo që administrohet nga të dyja Koretë.