“Korona do të jetë e tëra mbi ne”, Baba Vanga parashikoi përhapjen e koronavirusit, dëshmia shokuese
Profetja e njohur e Ballkanit, Baba Vanga, duket se ka paralajmëruar përhapjen e një virusi. Sipas “Express”, Vangeliya Pandeva Gushterova, emri i vërtetë i Baba Vangës, ka parashikuar përhapjen e koronavirusit.
Sipas dailystar.co.uk, një grua që takoi Baba Vanga në vitet 1990 ka dalë me lajme mbi profecinë.
Neshka Stefanova Robeva, 73 vjeç, tha që mësoi për paralajmërimin e koronavirusit pak para vdekjes së Baba Vanga. Ajo u shpreh se profetja ballkanase i ka thënë:
“Korona do të jetë e tëra mbi ne“.
Zonja Robeva tha:
” Vanga e parashikoi kur e vizitova vite më parë: “Neshka, Corona do të jetë mbi të gjitha,” më tha. Unë nuk e kuptova se çfarë do të thoshin këto fjalë atëherë. Në atë kohë mendova se fliste për Rusinë. Në bullgarisht, korona nënkupton kujdestarinë dhe është e lidhur ngushtë me udhëheqjen ruse në vend. Vetëm tani e kuptova se ishte gripi kinez. Këto pretendime të çuditshme janë shpërndarë gjithashtu nga shumë njerëz në mediat sociale. Një përdorues i Twitter ka shkruar gjithashtu se kjo teori lidhet edhe më një tjetër parashikim të Baba Vanga, për vdekjen e Trump.
“Baba Vanga parashikoi që presidenti i 45-të i Shteteve të Bashkuara do të vdiste nga një sëmundje e panjohur. Vetëm tani e kuptova se ishte gripi kinez. Donald Trump është presidenti i 45-të dhe koronavirusi është në një virus vrasës,”– shkruan ai.