Koronavirusi, Google thirrje stafit në Irlandë: Punoni nga shtëpia

Punonjësit në zyrën e Google në Dublin janë këshilluar që të punojnë nga shtëpia pasi një anëtar i stafit raportoi simptoma të ngjashme me gripin.

Kompania, ka të punësuar rreth 8,000 njerëz në Irlandë, por ende nuk ka konfirmuar nëse personi ka Covid-19.

Kushdo që ka qenë në kontakt të ngushtë me punonjësit, i është kërkuar që të punojë nga shtëpia dhe të monitorojnë shëndetin e tyre derisa të zbulohet nëse personi është infektuar me virus shkruan Siliconrepublic

Google gjithashtu është duke testuar veten nëse punonjësit janë në gjendje  të punojnë nga shtëpia për një periudhë të zgjatur kohore.

Një zëdhënës i kompanisë tha: “Ne do vazhdojmë të marrim masa paraprake për të mbrojtur shëndetin dhe sigurinë e forcës sonë të punës, dhe si pjesë e kësaj përpjekje ne kemi kërkuar që ekipet tona në Dublin të punojnë nga shtëpia .”

Zyra të tjera të Google në të gjithë botën kanë marrë më parë masa të ngjashme  për shkak të frikës së përhapjes së virusit.

Zyrat në Kinë, Hong Kong dhe Tajvan janë mbyllur përkohësisht.

Një shkollë e mesme në Dublin është mbyllur për të ndaluar përhapjen e koronavirusit pasi një nxënës u konfirmua si rasti i parë me Covid-19.

Vëllezërit dhe prindërit e nxënësve të tjerë në shkollë kan⌂ vazhduar  rutinën e tyre të përditshme.

Kjo është sipas Ekipit Kombëtar të Shëndetit Publik, i cili thotë se Irlanda mbetet në një fazë të kontrollit.

Grupi do të takohet përsëri nesër për  marrje të masave të tjera, ndërsa Ministri i Shëndetësisë Simon Harris do të informojë kabinetin./

SHKARKO APP