Koronavirusi mbijeton 9 ditë në rrugë dhe trotuare

Koronavirusi është kërcënuesi kryesor i mushkërive në këtë moment dhe mënyrat kryesore të përhapjes janë përmes teshtimave dhe kollitjeve. Por veçori e tij është se ka edhe një mënyrë të dytë përhapjeje, atë përmes prekjeve.

Disa ekspertë thonë se asfalti i rrugëve dhe trotuareve është vendi ku koronavirusi mbijeton më gjatë, deri në 9 ditë. Në këto mjedise e ndihmojnë papastërti të ndryshme si bakteret apo yndyrat. Ndaj dhe kategoria e të pastrehëve është më e rrezikuara.

Studimet kanë treguar po ashtu se koronavirusi jeton deri në 3 ditë mbi plastikë, veshje, dru e metale që nuk ndryshken siç janë dorezat e dyerve apo disa banakë të bareve e restoranteve. Deri në 1 ditë mund të jetojë mbi karton e letra e deri 4 orë në bakër.

Për dezinfektimin e plotë të sipërfaqeve nevojiten solucione që përmbajnë të paktën 70% alkool. Këshilla kryesore megjithatë është të mos prekni me duar sytë, hundën e gojën me duar të palara.

SHKARKO APP