Kozmonauti rus thyen rekordin e qëndrimit në hapësirë

Kozmonauti rus Gennady Padalka ka vendosur një rekord të ri. Ai është personi që ka qëndruar më së shumti kohë në hapësirë. Dje, Padalka ka thyer rekordin e vënë në vitin 2005, kur kozmonautit Sergei Krikalyov pat qëndruar në hapësirë për 803 ditë. Padalka tani është në bordin e Stacionit Ndërkombëtar Hapësinor dhe do të qëndrojë 880 ditë në hapësirë, deri më 11 shtator, kur pritet të kthehet në Tokë. Padalka momentalisht është në udhëtimin e tij të pestë në hapësirë.

SHKARKO APP