Krijohet monedha gjigande prej ari që kap shifrën marramendëse

Një monedhë e madhe që kap shifrën e 10 mijë dollarëve është krijuar në Britani në nderim të Mbretëreshës. Monedha, e cila peshon 10 kg është bërë nga Royal Mint dhe është më e madhja e krijuar ndonjëherë.

Royal Mint, që bën monedhat e kombit, e quajti atë një kryevepër, e cila u punua me dorë nga një ekip duke përdorur aftësitë tradicionale të prerjes dhe teknologjisë moderne të gdhendjes.

Ajo u krijua për të shënuar finalen e Royal Mint “Queen’s Beasts Collection”, një seri modelesh monedhash të mbledhura bazuar në 10 statuja të krijuara për Mbretëreshën në nderim të kurorëzimit të saj në 1953./abcnews.al

SHKARKO APP