Krijohet pajisja që të ofron mundësinë për të përjetuar ndjesinë e vdekjes
Një pajisje që duket sikur sjell një ndjesi jashtë trupit tonë me anë të realitetit virtual mund të ndihmojnë njerëzit të kuptojnë eksperiencën e ‘vdekjes’ kur janë gjallë.
Outrospectre është dizajnuar për të siguruar terapi për pacientët e sëmurë në spitale, duke i lejuar që të përjetojnë ndjenjën e vdekjes.
Duke u përballur me të, mendohet se do të zvogëlojë rrezikun e traumës që mund të pësojë dikush në realitet.
Eksperimenti është krijim i dizajnerit gjerman, Frank Kolkman, i cili u diplomua në Kolegjin e Arteve në Londër në 2015.
Në vend që të sjellë një botë virtuale me grafikë kompjuterike, pajisja kap pamjet nga bota reale.
Pacientët qëndrojnë me një kokë robotike, të pajisur me kamera 3D në secilin sy, e cila është montuar në një mënyrë që lejon kokën të lëvizë para dhe pas.
Është testuar në 5 persona, 4 prej të cilëve tregojnë se ndjesia kishte të bënte me lëvizjen fizike që përjeton trupi kur kalon në një ambient tjetër.