Krishtlindje në një bunker ushtarak

Është ndërtuar në fillim të shekullit të XX si fortesë për të mbrojtur brigjet e Anglisë nga një sulm i mundshëm ushtarak detar dhe i shërbeu këtij objektivi në të dyja luftërat botërore e më pas u mirëmbajt gjatë Luftës së Ftohtë. Sot dy luftërat botërore dhe ‘armiqësitë’ me Lindjen nuk janë në një gradë të tillë që të justifikojnë mbajtjen e ‘Spitbank Fort’, fortesë ushtarake në brigjet e Portsmuthit, ndaj u mendua transformimi i saj. 3 milion paund u hodhën në këtë fortesë detare për ta shndërruar në një resort më tepër se luksoz. Fortesa është sot një hotel i vërtetë në gjendje që të rehatojë në mënyrën më të mirë të mundshme 18 persona. Oferta e Krishtlindjeve është 12 mijë paund për person për këdo që dëshiron të kalojë atmosferën festive në këtë objekt të veçantë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?