Krishtlindjet, dhuratat bëjini vetë
Kohë, ide, aftësi, duken si mjaft të vëshrira, për më tepër që gjetja e dhuratës së duhur ndonjëherë kërkon kohë, duke na detyruar të shkojmë në qendra tregtare apo dyqane për të blerë diçka të shpejtë.
Rezultati? Kthehemi në shtëpi të superlodhura, me portofolin bosh dhe ndonjëheër të pakënaqura me blerjet.
Për njerëzit e afërt keni mundësinë të bëni dhurata të personalizuara, me ide mjaft të lehtë që të ngrohin zemrën dhe të kënaqin shpirtin.
Shirita lulesh
Mjafton një shëtitje në ajër të pastër dhe është një rast i mirë për të mbledhur manaferra të egra të kuqe dhe degë pishe.Me to mund të realizoni një shirit lulesh tipike të Krishtlindjeve, për një urim të veçantë, e pse jo, ta përdorni dhe si zbukurim në tavolinën e Festës.
Përqafimi i ngrohtë
Një batanije plot ngjyra, apo një palë corrape për natën, një triko e butë. Triko është mjaft domethënëse për atë që e punon dhe atë që e merr dhuratë. Një këshillë e zgjuar? Mendo ngjyrën e preferuar që ka personi dhe nis punën.
Shportë e personalizuar
Në kohët e sotme e dimë mjaft mirë rolin e rëndësishëm që ka ushqimi në mirëqënien e një njeriu. Në vend të shportës klasike gastronomike preferojmë një shportë të bërë vetë, me produktet e preferuara të personit që do ia dhurojmë. Mes ushqimeve bio dhe materiale të cilësisë së parë, nuk e kemi sikletin e zgjedhjes.
Livandoja e kaltër
Livando është një ilaç kundër dhimbjeve të qafës dhe një parfum i mirë për dollapet. Mbështillini në qese te vogla, dhe mund të përdorni pambuk ose tyl për të mbushur qeset me petale trëndafili, kanellë dhe livando.
Shije në kuzhinë
Nëse kemi kohë dhe dëshirë mund të përgatisim reçel si një ide e mirë për tua dhuruar prindërve apo miqve.
Zbutës buzësh i bërë vetë
Me pak dyll blete, gjalp karite, vaj jojoba dhe vaj esencial me profum intrigues, si vanilje apo mente, mund të krijoni një zbutës buzësh natyral dhe të personalizuar.
Ambazhurë dritash
Të thjeshtë dhe efektiv. Për shembull një kavanoz xhami, si ato për reçel, dhe një shirit dritash led. Do të krijoni një ambazhur special për tu vendosur tek dera hyrëse apo në studio për të krijuar atmosferë.
Humor i mirë me aromën e duhur
Një bimë aromatike mbi një pjatë druri, apo vazo balte, do të jetë një aksesor tavoline mjaft origjinal dhe aromatik për ata që adhurojnë kuzhinën e mirë.