Krokodili ha njeriun, gjymtyrët gjenden në stomakun e tij

Një këmbë dhe një krah njeriu janë gjetur brenda stomakut të një krokodili të madh, që dyshohet se ka vrarë një person në Borneo të Indonezisë.

Një video e publikuar në “Liveleak” tregon momentet e frikshme kur krokodilit i cajnë stomakun dhe nga aty i nxjerrin gjymtyrët, që dyshohen se janë të Andi Aso Erang, 36 vjecari i cili u shpall i zhdukur.

Kërkimet për Andin përfunduan kur trupi i tij i copëtuar, të cilit i mungonin dy gjymtyrë, u gjend në lumin Kalimantan.

Autoritetet qëlluan dhe e vranë krokodilin 6 metra të gjatë pranë bregut të lumit, vend ku Andi u “zhduk”  dhe vetëm sandalet e tij gjendeshin aty.

 https://www.liveleak.com/view?t=sTY5b_1520138081

SHKARKO APP