Kryen 200 operacione për t’u dukur si “Wonder Woman”

Një modele i ka habitur të gjithë me ndërhyrjen kirurgjikale për tu dukur si protagonistja e filmit “Wonder Women”. Pixee Fox ka bërë më shumë se 200 operacion ku përfshihet heqja e gjashtë brinjëve që t’i ngjante superheroinës dhe nuk e ka arritur akoma pamjen që dëshiron. Në një intervistë për emisionin “This Morning”, ajo tha: “Kam qenë e fiksuar me artin që fëmijë, gjithmonë vizatoja dhe pikturoja në fantazinë time për botën që kisha krijuar në kokë dhe kisha një vizion se si doja ta shihja veten. Gjërat e para që kam bërë operacion ishin hunda, gjoksi dhe qepallat. E dija që nga fillimi se ishte punë e vështirë, por ishte guxim i madh që të shkoja deri në ekstrem”. Pixee shpenzoi më shumë se gjysmë milionë paund për të realizuar pamjen e heroinës. Operacioni më ekstrem që ka bërë, duke lënë pa fjalë një pjesë të madhe të shikuesve është beli i saj i hollë 40 cm.

SHKARKO APP