Kujdes, kjo lodër do ju verbojë fëmijët

Fëmijët në një moshë të vogël preferojnë të kalojnë kohën duke luajtur me lojrat që i blejnë prindërit. Prindërit duke u munduar t’u plotësojnë dëshirat fëmijëve, nuk mendojnë gjatë se sa dëmtime mund t’u bëjnë atyre me lodra të rrezikshme. Ky dëmtim mund të arrijë deri në humbje të shikimit. Kjo gjë i ka ndodhur një fëmije Tasmanian, i cili ka humbur 75 % të shikimit duke luajtur me një lazer, raporton ABC. Mjeku që u kujdes për të tha se: Ai kishte humbur shikimin e tij si pasojë e mbajtes së dritës së lazerit në sy për një periudhe të gjatë kohore”. Shikimi i fëmijës sipas mjekut të tij, nuk mund të rregullohet as me vendosjen e syzeve.

SHKARKO APP