Kujdes kur fryni qirinjtë e ditëlindjes

Riti i fryrjes së qirinjve të tortës është shumë i vjetër dhe simbolizon dëshirën e plotësuar të atij që feston ditëlindjen..

Të dhëna të reja tregojnë se rituali i fryrjes së qirinjve mund ta mbushë ëmbëlsirën plot me baktere.

Një grup studiuesish nga Clemson University në Karolinën e Jugut zbuloi se pështyma që del për fryrjen e qirinjve rrit bakteret mbi tortë me 1.400 për qind.

Swiss Digital Desktop Reklama

Dr Paul Dawson, profesor në universitet, ka drejtuart studimin me një grup studentësh të tij për ti bërë të mendojnë për sigurinë ushqimore.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Idenë e mora nga vajza ime teksa po bisedonim në një darkë të zakonshme kur po i shpjegoja asaj projektin”, thotë Dawson.Pavarësisht rezultatit të studimit, Dr. Dawson thotë se këto të dhëna nuk duhet të shkatërrojnë festat e ditëlindjes shkruan ekspress.

“Për mendimin tim jeni mirë nëse hani tortën e ditëlindjes së dikujt që i ka fryrë qirinjve. Nuk mendoj se do sëmureni”, shpjegon ai.Megjithatë nuk e mohon se do të shmangnte të hante tortën e dikujt që ishte mund të dukej i lodhur, por në të kundërt nuk ka asnjë problem.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?