Kujdes! Ky peshk helmues ndodhet në ujërat shqiptare (fotojam)

Peshku helmues Lagocephalus sceleratus, tashmë edhe në ujërat shqiptare. Ky lloj peshku është zënë ditët e fundit në Himarë dhe peshkatarët duke mos e njohur e këshillojnë për konsum me justifikimin se “çfarë del nga deti, hahet pa problem”.

Këtë fakt e ka denoncuar në Facebook Pro Fishing Albania, komunitet që sqaron edhe problemet që sjell konsumimi i këtij lloj peshku.

“Lagocephalus sceleratus shkakton paralizë të muskujve, bllokon frymëmarrjen dhe bën ndalimin e zemrës. Kujdes, lexoni me parë për peshkun që blini nga peshkarexhat”, shkruhet në faqen e Pro Fishing Albania. Ndërkohë që qytetarë të tjerë kanë deklaruar se një peshk i tillë është zënë edhe në detin Adriatik, në Velipojë.

SHKARKO APP