Kujdes me dorezat! Ja çfarë rekomandon OBSH
Organizata Botërore e Shëndetësisë nuk rekomandon përdorimin e rregullt të dorezave në komunitet.
Drejtori i Zyrës së OBSH në Bullgari, Skënder Syla, deklaroi se përdorimi i dorezave mund të rrisë rreziqet, pasi mund të çojë në vetë-infeksion ose bartje tek të tjerët përmes prekjes së sipërfaqeve të kontaminuara, e cila nuk pasohet nga heqja e dorezave dhe higjienës së duarve.
Prandaj, në vendet publike siç janë supermarketet, përveç distancës fizike, OBSH rekomandon instalimin e stacioneve të higjienës publike për pastrimin e duarve në hyrje dhe dalje.
“Duke përmirësuar gjerësisht praktikat e higjienës së duarve, vendet mund të ndihmojnë në parandalimin e përhapjes së virusit COVID-19”, tha Syla.