KUJDES/ Nëse e bëni këtë në iPhone, celulari bllokohet përgjithmonë (VIDEO)

Nëse ia vendosni datën iPhone-it apo iPad-it tuaj në 1 janar 1970, ose t’i mashtroni miqtë tuaj për ta bërë këtë, ju do ta bllokoni iPhone-in dhe nuk do të mundeni ta zhbllokoni më.

Ky bllokim që ndodh me vendosjen e kësaj date të caktuar në cilësimet e celularit tuaj të Apple, bën që iPhone-i pas fikjes të mos mund të ndizet më.

Faktikisht, iPhone do të ndizet deri tek shfaqja e logos së Apple, por do të mbetet aty dhe nuk do të mund ta zhbllokoni atë edhe nëse e fusni në PC ose laptop, shkruan Gazeta Express.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ky bllokim ndikon në iPhone, iPad dhe iPad Touch që kanë procesorë 64-bit dhe që veprojnë me iOS 8, 9 ose 10, duke përfshirë iPhone 5S ose më të ri.

Swiss Digital Mobile Reklama

Mos e bëni këtë dhe mos ia bëni këtë askujt!

Don't set your Apple iPhone's date to January 1, 1970! This ios 13 Hack will Crash your iPhone XS

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?