Kujdes! Shpërthen edhe një tjetër iPhone

Falë shpërthimeve të celularëve të Samsung Galaxy Note 7 të kompanisë koreane Samsung, tani të gjithë jemi të vetëdijshëm se bateritë e smartphonëve mund të shpërthejnë.

Por, tani vëmendja qëndron tek gjigandi tjetër i prodhimit të telefonëve të zgjuar, Apple.

Para pak ditësh një iPhone 7 kishte shpërthyer, bateria e një iPhone 7 plus ishte fryrë por nuk kishte shpërthyer, një iPhone 6 i cili gati sa nuk shpërtheu në flakë, ndërsa tani kemi një smartphone 6s i cili ka shpërthyer.

Një lexues ka treguar për ‘Phone Arena’ se ishte me shokët e tij kur iPhone i tij – 6s ishte mbuluar nga flaka, derisa xhinset e tij ishin djegur dhe djaloshi kishte pësuar djegie të shkallës së dytë në pjesën e majtë të trupit dhe gishtin e tij tregues.

Djaloshi kishte biseduar me Apple dhe shpreson se ata do ta zëvendësojnë smartphonin e tij.

Apple gjithashtu dëshiron të dijë arsyen se pse ka shpërthyer iPhone dhe eventualisht të lokalizojë ndodhitë e tilla tek konsumatorët.

SHKARKO APP