Kujdes! Thonjtë me xhel dëmtojnë rëndë shëndetin

Në ditët e sotme janë të rralla femrat të cilat nuk i rregullojnë thonjtë me xhel, sepse pamja dhe estetika vlerësohet. Por pasoja negative të xhelit janë shumë të rënda dhe shumë herë është bërë thirrje që të evitohet përdorimi i këtij produkti. Studimet e fundit kanë zbuluar se xheli i cili vendoset në thonj përmban njëzet e katër elemente kimike toksike. Ndër ta është fosfati trifenyl(TPHP), i cili është një element kimik që e pengon sistemin endokrin, i cili merret me kontrollimin e hormoneve tona. Gjithashtu, ai ndikon në metabolizëm, aftësitë reproduktive dhe rregullimin e hormoneve. Gjë kjo alarmante për shkak se shumica e vajzave të reja preferojnë t’i mbajnë thonjtë e tyre me xhel. Pa i përmendur 25% e njerëzve, të cilët e kanë zakon t’i hanë thonjtë duke mos qenë të vetëdijshëm për numrin e helmeve, të cilat po i fusin në trupin e tyre.

SHKARKO APP