Kultura e tribuve në Kenia e rrezikuar nga teknologjia

Teknologjia ka ndryshuar gjithë botën, por si duket akoma jo fiset më të largëta të Kenias.

Të gjithë jemi të njohur më stilin e tyre të jetesës shumë ndryshe nga pjesa tjetër e botës, por është e pamundur që teknologjia të mos ketë arritur të hedhë rrënjët e veta dhe në këto zona të “humbura”.

Fotografi kenian Neil Thomas ka dokumentuar jetesën e tyre tradicionale, e cila mesa duket po shkon drejt zhdukjes për shkak të teknologjisë moderne, shkruan Daily Mail.

“Kam takuar një burrë të fisit Turkana që ishte krejtësisht i zhveshur, por në qafë mbante varur një celular. Aty e kuptova se gjërat do të ndryshojnë shpejt”, është shprehur fotografi.

SHKARKO APP