Kupa e Botës/ Peshkatari vret oktapodi parashikues, e shet për …
Një oktapod, i cili parashikoi saktë të gjitha rezultatet e Kupës së Botës në Japoni, është vrarë dhe është kthyer në ushqim japonez (sashimi).
Molusku, i quajtur Rabio, u quajt telepatik pas një eksperimenti në pishinë.
Por Kimio Abe, peshkatari që e kapi mendoi se do bënte më shumë para duke e shitur për ushqim sesa nga dituria e tij.
Mediat lokale në Japoni raportuan se Kimio vendosi që jetesa e tij ishte më e rëndësishme sesa fama virale.
Oktapodi parashikoi fitoren e Japonisë kundër Kolumbisë dhe barazimin e tyre me Senegalin duke u zhvendosur në pjesë të ndryshme të një pishineje.
Secili sektor, i shënuar si fitore, humbje ose barazim kishte ushqim të vendosur për të provokuar oktapodin.