Kur ajri është më i ndotur ka më shumë vetëvrasje!
Në vende ku ndotja e ajrit është përditshmëri, numri i vetëvrasjeve ritet vazhdimisht, ndërsa shkencëtarët mendojnë se këto dy gjëra janë të ndërlidhura me njëra- tjetrën..
Sipas studimeve thuhet se ndotja e ajrit është faktor i një të tetës së rasteve me vdekje në vitin 2012, ndërsa gjendja kohëve të fundit është më alarmante.
Hulumtimi i kryer në Kanada, Korenë e Jugut dhe Tajvan tregon se rritja e ndotjes së ajrit është e lidhur me rritjen e numrit të vetëvrasjeve në vend.
Hulumtuesit nga universiteti në Utah thonë se ekspozimi i dioksidit të azotit dhe grimcave ndotëse në ajër kanë rritur për 20 përqind mundësinë për vetëvrasje.