Kur macja shërben si imazhi i një kompanie
Duket e pazakontë, por një kompani e vogël në Bukuresht të Rumanisë, e specializuar në prodhimin e dhuratave të shpejta, ka punësuar një mace si imazhin kryesor. E quajtur Boss, macja është bërë fytyra publike e kompanisë. Kompania “CATBOX” ka publikuar një video, ku tregon Bossin, mashkull, me ngjyrë të zezë të ulur një një tavolinë duke drejtuar mbledhjen e stafit dhe më pas duke shijuar pushimin e drekës. Dhe Bosi nuk e ka patur të lehtë të fitojë këtë vend pune, pasi në garë ishin 700aplikantë, mace të rracave dhe ngjyrave të ndryshme.
Alexandra Cozac, përfaqësuese e kompanisë, tha se macja do të bëhet yll i kompanisë dhe imazh publik. Kurse pronarja e maces, Cyprian Velea, tha se qëndrimi i maçokut të saj do të inkurajojë njerëzit nga e gjithë bota të ndihen krenarë për kafshët e tyre.Gjithsesi Bossi do të paguhet 150 euro në muaj dhe 50 euro kesh për ushqimin çdo muaj.