Kur shprehja “ta hash fare” është me vend (Foto)

Një grua nga Londra përdor fotot e kafshëve shtëpiake të klientëve të saj për të bërë torta me këto kafshë dhe që janë tërësisht të ngrënshme.

35-vjeçarja Hannah Edwards, e cila ka një dyqan me emrin “The Cake Illusionist” (Iluzionistja e tortave), është bërë shumë e famshme falë punëve të saj dhe sot udhëton nëpër botë për t’i mësuar njerëzve skulpturat nëpër torta.

“Për ditëlindjen e parë të djalit tim bëra një tortë me luan. Nuk mu duk ndonjë gjë e madhe, por miqtë e pëlqyen shumë dhe nisën të më sillnin porosi për të bërë torta me kafshët e tyre shtëpiake. Me kalimin e kohës jam përmirësuar shumë”, shprehet Edwards për “Daily Mail”.

SHKARKO APP