Kur xhihadistët fusin në kurth homoseksualët

Disa prej terroristëve të Shtetit Islamik përdorin skema nga më të paimagjinueshmet për të futur në kurth homoseksualët për t’i arrestuar dhe për t’i vrarë më pas.

Ata përdornin takime sekrete më persona që dyshoheshin si homoseksualë dhe pasi provonin vërtetësinë e dyshimeve i arrestonin dhe i hidhnin nga tarracat.

Është kjo mënyra e ndyrë që terroristët përdornin për të identifikuar personat homoseksualë.

Homoseksualët pasi nxirreshin para turmës vriteshin me hedhje nga një ndërtesë e lartë ose goditeshin deri në vdekje me gurë.

Tradita e tyre ishte t’u jepnin një përqafim para vrasjes duke treguar se nuk po i ndëshkonin ata, por Allahu për “mëkatin” e tyre.

 

SHKARKO APP