Kush është Babagjyshi?

Babagjyshi jo rrallëherë është bërë objekt i kronikave në media. Ishte viti 2008, kur një mësuese fillore angleze humbi vendin e punës pasi gjatë një diskutimi u ka thënë fëmijëve se babagjyshi nuk ekziston. Nxënësit, të tronditur nga deklarata, ua kanë thënë këtë prindërve të tyre. Pas kësaj, kanë qenë prindërit që janë ankuar tek drejtoresha e shkollës e cila pushoi nga puna mësuesen. Një mësues tjetër u tha atyre që mësuesja e parë ishte gabuar. 
Po në të njëjtin vit, Babagjyshi u shpall “non grata” në Sarajevë. Një urdhër i dhënë në kryeqytetin boshnjak e ka nxjerre atë jashtë ligjit pasi nuk cilësohet pjesë e traditës islamike. OSBE-ja ka reaguar duke thënë se një vendim i tillë rrezikon të politizojë arsimin dhe të radikalizojë islamin në nivel rajonal. Drejtuesja e 24 instituteve në Bosnje, Arzia Mahmutoviç, deklaroi se Babagjyshi nuk mund të hyjë në shkollat fillore pasi nuk ka lidhje me traditën boshnjake. Aktualisht, në Sarajevë jetojnë kryesisht myslimanë boshnjakë, por përpara shpërbërjes se ish-Jugosllavisë, qyteti ishte simbol i bashkëjetesës së shumë besimeve.
Ndërkohë, ka pasur raste edhe kërcënimesh për Babagjyshin. Një vajzë nga Britania e Madhe, e quajtur Mekedea Austin, ka kërcënuar me jetë Babagjyshin nëse nuk i realizonte dëshirat. Ajo ka kërkuar një telefon të kushtueshëm, para’, madje dhe Justin Bieberin e vërtetë. Kusht për Santën, vajza ka vënë së paku dy prej dëshirave, në të kundërt e kërcënon me vrasje dhe se mishin e drerëve do ta gatuajë në drekën e Krishtlindjes për të varfërit. 

SHKARKO APP