Kuzhinieri turk bën gramafon nga çokollata

Kuzhinieri profesional dhe shefi i kuzhinës të një hoteli në Antalia, Ali Keskin është admirues i pasionuar pas ëmbëlsirave dhe sendeve antike dhe këto dy gjëra i ka bashkuar në një mënyrë që nga çokollata bën kopje të gramofonëve, radiove, apo makinave daktilografike. Në një intervistë me gazetarin Anadolu Agency, Keskin tha se me këtë hobi ai merret me dy miq të tjerë, me të cilët tashmë kishin marrë pjesë në disa konkurse të gastronomisë në Turqi. Duke theksuar se kjo është një punë që kërkon shumë durim, dije dhe imagjinatë, Keskin thotë se kopja e gramafonit të vitit 1890 nga çokollata, është vepra e fundit që kanë krijuar me miqtë.  “Për gramafonin kemi punuar plot katër muaj. Kemi bërë kopje pothuajse identike me kokë lëvizëse dhe bazë të pllakave”, tha Keskin. Duke theksuar se ky është një profesion jashtëzakonisht i rrallë, Keskin tha se ai synon të paraqesë aplikim për pranimin e antikiteteve të tij nga çokollatë në Librin Guinness të Rekordeve. Keskin thekson se me miqtë e tij vizitojnë dyqanet antike në vend dhe jashtë vendit për të blerë kopje, të cilat i pëlqen dhe të cilat më pas i bën kopje në versionin me çokollatë. “Kopjet e sendeve antike i bëjmë kryesisht duke shikuar origjinalin. Ne nuk punojnë duke shikuar fotot, apo regjistrimet, pasi kështu nuk mund të krijojmë kopje autentike. Prandaj udhëtojmë shumë dhe blejmë sende antike. Kur të plotësojmë koleksionin, atëherë do të paraqesim kërkesë për të hyrë në Librin Guinness të Rekordeve”, tha Keskin. 

SHKARKO APP