Ky çift zihet me gishta vetëm për një konkurs

Kampionati botëror i mundjes me gishta realizohet prej 10 vitesh, ku fituesit për herë të dytë janë Paul dhe Becky Broëse nga Suffolk, një cifti i martuar e me fëmijë.

Paul, 36 vjeç, fitoi dy vite rresht, ndërsa Becky, 29 vjeç fitoi në vitin 2016. Mes gishtave të fuqishëm, ata ia dolën të fitonin herën e parë në konkursin vjetor.

“Nuk ka të bëjë me madhësinë, por me taktikën. Gishtat e mi janë të shpejtë e të shkathët, kjo është e rëndësishme. Në vitin e parë që fitova, djali që konkuronte me mua kishte një gisht aq të madh, sa gati nuk e nxinte vendi,” – tha Paul për ndeshjen që zgjati 3 minuta.

Konkursi që mbledh njerëz nga e gjithë bota ka të bëjë me artin e mundjes së gishtit, që përfshin meshkuj e femra.

Becky ishte kampione në kategorinë e femrave në vitin 2016, por e humbi titullin në 2017 gjatë finales.

Kur Paul filloi ti tregonte për konkursin, ajo nuk e mori seriozisht konkursin ndërsa tani ndjek një regjim serioz që përfshin ushtrimin e gishtërinjve me taktika të ndryshme.

Sipas Metro, asnjëri prej tyre nuk dëshiron që tre fëmijët të bëhen pjesë e këtij konkursi derisa të jenë në një moshë madhore.

Në pjesën më të madhe të rasteve, ata ushtrohen bashkë si dhe pranojnë sfida nga cdo njeri që do marrë masa për të fituar.

SHKARKO APP