Ky është avioni që të siguron një suitë
Një yll i YouTube ka provuar suitat e reja të klasit të parë dhe i ka shpallur ato, “vendi më i madh ndonjëherë në aeroplan”.
Ylli i YouTube, Casey Neistat, fluturoi nga Brukseli në Dubai në një prej avionëve më të rinj të Emirateve Boeing 777.
Dizajnet e reja të linjës ajrore të Lindjes së Mesme bazohen në Mercedes-Benz S-Class dhe tani çdo pasagjer mund të ketë suiten e vet.
Me dyert rrëshqitëse në dysheme dhe tavan, secila suitë ka 40 metra katrorë hapësirë personale.
Kabina e mbyllur ju jep mundësinë pasagjerëve të kenë privatësi të plotë ndërkohë që relaksohen në karrigen e tyre të “zero-gravitetit” të frymëzuar nga NASA, e cila mund të kthehet në një shtrat të plotë.
Ata gjithashtu kanë një televizor digjital me prekje 32 inç, një gardërobë të plotë dhe një palë dylbi.
Gjatë fluturimit të tij, Casey u sigurua që të gëzojë të gjitha lehtësitë që ofrohen, duke përfshirë një gjumë të gjatë e të qetë.
Ai tha për kabinat e reja: “Duken më shumë si një dhomë hoteli e vogël, por shumë elegante, sesa si një vend në aeroplan.Ka dy ekrane televizive, dy dollapë, një për kostume dhe një për valixhen tuaj dhe dera është e rëndë dhe e madhe prej druri”.
Udhëtarët gjithashtu pajisen me një palë pizhame hidratuese të bërë nga leshterinj deti dhe kështu lëkura nuk dehidratohet.
Nuk ka nevojë të xhelozoni as për njerëzit që mund të shijojnë pamjen nga dritarja sepse kjo dhomë avioni ka plot 3 dritare.
Ekziston edhe një derë për të shërbyer ushqim dhe pije.