Ky është shkencëtari shqiptar që po bën namin në Spanjë (Video)

Ka mbaruar studimet në degën Kimi Industriale, në 1986 dhe fitoi titullin ”Doktor i shkencave” në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, të Universitetit të Tiranës.

Më pas, kreu studime postdoktorate në Hungari, Greqi, Itali, Spanjë dhe SHBA, duke kryer kërkime shkencore në fushën e biosensorëve dhe nanoteknologjisë .

Në vitin 2008 Arben Merkoçi mori titullin “Profesor” ICREA në Spanjë dhe u zgjodh Anëtar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë. Aktualisht, prof. Merkoçi është drejtor i Grupit të Nanobioelektronikës dhe Biosensorëve. Prof. Merkoçi ka botuar mbi 200 artikuj në revista shkencore ndërkombëtare dhe ka udhëhequr (ose në proces) mbi 30 teza doktorature.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ka drejtuar e koordinuar dhjetëra projekte kombëtare dhe ndërkombëtare dhe ka shërbyer si anëtar i bordeve të vlerësimit të projekteve të Komunitetit Europian dhe agjencive të tjera ndërkombëtare.

Swiss Digital Mobile Reklama
Në Spanjë jetojnë pak shqiptar. Ambasada nuk duhet të jetë indiferente ndaj tyre...

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?