Ky është transplanti i fytyrës që po bën histori në fushën e mjekësisë (VIDEO)
Patrick Hardison mori djegie të rënda në të gjithë trupin e tij si pasojë e një aksidenti teksa punonte si zjarrfikës në vitin 2001.
Pas më shumë se 70 operacioneve përgjatë 12 viteve, Hardison mund të kryente më në fund dhe një transplant fytyre.
Dhuruesi i tij ishte çiklisti David Rodebaugh, i cili vdiq si pasojë e plagëve të marra gjatë një aksidenti me biçikletë. Procedura e transplantit zgjati 26 orë. Një vit pas transplantim të fytyrës Patrick Hardison është akoma duke bërë histori.
Trupi i tij nuk ka pësuar asnjë lloj reaksioni përgjatë vitit të shkuar.
Në rastin e tij u shënua dhe rasti i parë i transplantit të qerpikëve të syve duke lejuar kështu Hardison-in që më në fund të hapë dhe mbyllë sytë, hap ky që ishte vendimtar që ai mund të shikonte.
Dhe pas 1 viti periudhe shërimi, Hardison më në fund mund të dalë në rrugë me makinën e tij, të shkojë në palestër si dhe të shkojë me pushime për herë të parë pas aksidentit të tij në Disneyworld.