Ky racist nuk ka për ta harruar kurrë (fotolajm)
Supermacistët e bardhë kanë dalë në protesta në Karolinën e Jugut, pas vrasjes së disa personave në një kishë pak kohë më parë. Ata janë revoltuar pasi një flamur i Konfederatës u hoq nga godinat shtetërore.
Simpatizantë të Ku Klus Klanit dhe neonazistë kanë protestuar dje, duke hedhur parrulla fyese ndaj njerëzve me ngjyrë dhe duke thirrur në kor, “Gorilla”, “Gorilla”.
Por, në një moment, një nga supermacistët që protestonte kundër njerëzve me ngjyrë, nuk është ndjerë mirë si pasojë e temperaturave të larta. Në këto moment ka ndërhyrë një punonjës policie…me ngjyrë.
Ai e ka shoqëruar atë në hije, ku mund të qetësohej dhe të pinte ujë. Foto ka bërë xhiron e botës dhe është kthyer në një hit.
Guvernatorja Nikki Haley ka thënë se ky “është një shembull prekës i njerëzimit”. Ndërsa në rrjetet sociale ka pasur komente të shumta, si: “Ai polic është më i mirë se unë” apo “Ky racist nuk ka për ta harruar kurrë këtë gjest”.