Ky shqiptar ka drejtuar trenin e Titos
Drejtimi i trenit special i Titos, i sjellë kastile më 1967 në Fushë-Kosovë, i ishte besuar shqiptarir Ali Konjuhi.
I cili ka patur kësisoj fatin të komandojë trenin me pasagjerin më të famshëm në Jugosllavinë e atëhershme, Josip Broz Tito.
“E kam vozitur Titon me tren. Kur ishte Tito në vitet ‘60 gjashtë ditë në Kosovë, më caktuan mua si makinist. E kam vozitur nëpër Kosovë”, rrëfen Konjuhi, 86 vjeç.
Duke shtuar se nuk i ishte dhënë gjithsesi mundësia të ndërronte dy-tri llafe me mareshalin jugosllav.
Sidoqoftë, Konjuhi dhe punëtorët e hekurudhës ishin përshëndetur me liderin e atëhershëm jugosllav.
“Nuk kemi pasë leje me fol me të, se unë vetëm vozitës isha, veç e çojsha trenin kah më thoshin. Ka pasë sigurim e asi pallavra, por na e ka ba me dorë e na ka kesh”, shton Konjuhi.