Ky student ha 150 banane në javë, zbuloni arsyen
Një student ka zbuluar se ha cdo javë rreth 150 banane. Dane Nash fillon ditën e tij duke pirë lëng me 12 banane dhe spinaq, që me pas të hajë 10 të tjera.
21-vjeçari beson se rreth 80% e kalorive vjen nga frutat, prandaj e vazhdon këtë rutinë edhe pse dietologët e këshillojnë se nuk është veprim i duhur.
“Kjo dietë më ka ndihmuar të kontrolloj shëndetin dhe jetën time, dhe tani jam më i shëndetshëm se kurrë. Unë u bëra vegjetarian pasi lexova për perimet dhe frutat, duke kuptuar se dieta më e mirë është të ushqehesh pa i përpunuar” – tha ai për Metro.
Dane blen rreth 18 kg banane cdo muaj, ndërsa pjesën tjetër të ditës konsumon spinaq, perime ose fruta të tjera të stinës. E gjithë kjo i jep rreth 3 mijë kalori në ditë.