Ky studim është i trishtë për jetën në oqeane
Vëllimi i ujit të oqeanit plotësisht i lirë nga oksigjeni është gati katërfishuar gjatë 50 viteve të fundit, ka zbuluar një studim i ri shkencor.
Shkencëtarët nga GO2NE (Global Ocean Oxygen Network), një grup pune i Kombeve të Bashkuara, thonë se oqeani ka humbur rreth 2 për qind të oksigjenit të saj të tretur, një element vital për mbijetesën e jetës detare, diversitetit oqeanik dhe ciklin natyror gjeokimik.
Analiza e publikuara në revistën shkencore “Science”, me deo-oksigjenimin e oqeanit, konsiderohet si analiza më e plotë e zbrazjes së oksigjenit nga oqeani.
Shkaqet kryesore të zbrazjes së oksigjenit të përshkruar në studim janë ndotja dhe ndryshimet klimatike – dhe sigurisht njerëzit luajnë rolin kryesor në këtë drejtim.
“Oksigjeni është thelbësor për jetën në oqeane“, tha autori kryesor i studimit Dr Denise Breitburg, një ekolog i detit me Qendrën e Kërkimeve Mjedisore Smithsonian. “Rënia e oksigjenit të oqeanit renditet ndër efektet më serioze të aktiviteteve njerëzore në mjedisin e Tokës”.
Si rezultat i ndryshimeve klimatike, ngrohja e sipërfaqes së oqeanit e ka bërë më të vështirë që oksigjeni të depërtojë në oqeanin e thellë, ndërkohë që ngrohja e përgjithshme e bën të vështirë mbajtjen e oksigjenit brenda tij.
Ekipi gjeti se rënia e oksigjenit ka çuar gjithashtu në një rritje të “zonave të vdekura”, që do të thotë zona oqeanike pa qenie të gjalla.
Ka pasur edhe raporte për shtrirje prej 100 miljesh në të cilat nuk ka jetë detare.