Lakuriqët e natës frymëzojnë radarët e rinj planetarë
Lakuriqët e natës kanë frymëzuar dy studiues nga Universiteti i Trentos, të cilët kanë zhvilluar një teknikë të re të për përmirësimin e vëzhgimeve gjeografikë bazuar në interpretimin e imazheve të radarëve dy-dimensionale të nëntokës.
Me radarë “bio-frymëzues” ju mund të merrni informata më të sakta mbi përbërjen dhe strukturën e planetit dhe hënave të tyre.
Studimi u botua në revistën ‘Nature Communications’.
Lakuriqët e natës janë në gjendje të fluturojnënatën dhe në errësirë absolute. Ata arrij që të përllogarisin mjedisin, identifikojnë dhe vlerësojnë distancën e objekteve, falë një biologjike probe që mundëson atyre të lëshojnë ultratinguj duke arritur të dëgjojnë jehonën që shkatohet nga objektet e ndryshme.
Kjo karakteristë e lakuriqëve të natës është bërë frymëzim për Lorenzo Bruzzone, kreu i grupit hulumtues dhe Leonardo Barrer.
“Valët akustike të sondave sillen në mnëyrë të ngjashme me ato elektromagnetike. Kështu që ne aplikuam idenë e brezit të dyfishtë frekuencor që shoqërohet me një jehonë për të përmirësuar përkufizimin e sondazheve tona për studimet gjeofizike të kryera me radarë që mund të depërtojnë nën sipërfaqen e trupat qiellorë të sistemit diellor,”-tha Lorenzo.