Lamtumirë plakjes! Shkenca drejt zbulimit të molekulës së rinisë

 

Sekretet e të moshuarit tek njeriu po kërkohen nga shkencëtarët prej kohësh, në të gjithë globin. Me shumë gjasa, ky shekull do të ketë njerëz më të rinj, se në tërë historinë e njerëzimit.

Disa duket se po u afrohen shumë zbulimit të madh.

Teksa plakemi, qelizat tona bëhen jofunksionale, dhe janë më pak në gjendje që të riparojnë indet e dëmtuar.

Studiuesit në Universitetin e Kalifornisë, Berklei, janë përpjekur që të gjejnë shkakun e plakjes dhe ata mendojnë se njëri prej “fajtorëve” mund të jetë një molekulë e quajtur TGF-beta1. Kur ata përdorën një molekulë të vogël për të bllokuar TGF-beta1 tek minjtë, qelizat në muskujt dhe trutë e tyre nisën të funksionojnë sërish si në vitet e para të jetës.

Nëse ky zbulim do të provohet dhe do të ketë efekte pozitive edhe te njeriu, rinia mund të  mos jetë më edhe aq e shkurtër sa më parë.  

SHKARKO APP