Lamtumirë video-kaseta, mbyllet kompania e vetme që i prodhonte

Lamtumirë përgjithmonë video-kasetave. Prej vitesh kjo aparaturë e hershme e viteve ’80-‘90, në të cilën shikoheshin filma dhe regjistroheshin programe televizive, po shkonte drejt zhdukjes, por tashmë vjen konfirmimi zyrtar se ato nuk do të ekzistojnë më. Kjo pasi është mbyllur kompania e fundit japoneze që i prodhonte. Bëhet fjalë për Nikkei, shoqëria e cila ka vendosur të mos prodhojë më video-kaseta, pasi nuk ka më kërkesa dhe çdo ditë e më shumë vështirësohej gjetja e përbërësve të nevojshëm për pajisjen.

SHKARKO APP