Largojnë figurën e Hitlerit nga muzeu për shkak të selfieve

Figura prej dyllit e liderit nazist, Adolf Hitler, në madhësi natyrale është larguar nga muzeu i Indonezisë në qytetin Jorjakarta, pasi që një numër i madh i vizitorëve duke qeshur kanë bërë selfie, gjë e cila shkaktoi zemërimin e bashkësisë ndërkombëtare. Fotografitë e ngarkuara në rrjetet shoqërore paraqesin njerëzit duke pozuar pranë figurës së liderit nazist, të vendosur para fotografisë së kampit në Aushvic. Po ashtu ka pasur edhe fotografi ku të rinjtë e veshur në uniforma me ngjyrë portokalli kanë bërë përshëndetje naziste.

SHKARKO APP