Lë punën për të luajtur “Pokemon Go”

Një burrë në Zelandën e Re ka lënë punën vetëm që të luajë tërë kohën Pokemon Go. Tom Currie punonte si banakier në një restorant bregdetar në Hibiscus Coast në afërsi të Aucklandit, por vendosi ta lërë atë punë në mënyrë që të gjejë krijesat digjitale përmes telefonit të tij. “Kur u largova, nuk i tregova menaxherit se do të isha jashtë në gjueti të Pokemonit”, thotë ai për Newsbeat. “Por, pasi ngjarja ime arriti në media i telefonova që ta njoftojë për të gjitha. Mora një përgjigje fantastike nga ai, ‘Shumë mirë për ty Tom. Është shumë argëtuese, shpresoj që gjithçka të shkojë mirë, kënaqu me udhëtimin tënd me Pokemonin”, shton më tutje Currie. Ai ma tej thotë se, “babai më ka shkruar mesazh duke më thënë se e ka ditur se do të jem i famshëm”. Që kur ka filluar lojën për kërkimin e figurave të Pokemonit, Tom ka kapur 91 nga 151, aq sa janë në dispozicion në këtë lojë. Ai është shprehur se udhëtimi ka qenë pjesa më e mirë e lojës, shumë më mirë sesa të shkosh në punë çdo ditë. “Më duhet të ec dhe të eksploroj qytete që nuk kam qenë asnjëherë. Kam takuar shume njerëz, turistë dhe lojtarë të tjerë të Pokemonit, disa edhe në grup. Kur duhet të shkoni fizikisht me shoqëri për të ecur, apo për të vrapuar për të kapur ndonjë Pokemon të rrallë dhe të gjithë e kapni atë… është me të vërtetë e mahnitshme”, shprehet ai. Tom ka thënë se shumë njerëz i kanë uruar fat pas atij vendimi për lënien e punës, ndërsa ka marrë shumë mesazhe pozitive nga e gjithë bota.

SHKARKO APP