Lë punën si striptiste për t’u bërë nënë me 14 fëmijë
“Octonom” është emri i saj i artit dhe më në fund është në paqe edhe pse me probleme ekonomike. Nadya Suleman ka lënë punën e saj si stiptiste për t’u kujdesur për 14 fëmijët e saj. Tani ajo kërkon të tregojë historinë dhe betejën personale, me qëllim që të frymëzojë gratë e tjera. Në një intervistë ekskluzive për Dailymail, Nadya tha: “Zgjohesha cdo ditë me ndjenjën më të shëmtuar, të vdekur brenda meje. Nuk doja të jetoja. Nuk ndihesha si njeri me karakter që do mbroja dhe siguroja familjen time. Kur braktisa fëmijët dhe u ktheva përsëri me ta, pata ndjenjën e paqes, gëzimit të vërtëtë. Lufta është mësuesi më i mirë pasi jam bërë mirënjohëse për cdo moment të jetës, pa përfshirë gjërat materiale”. Nadya u bë e famshme në vitin 2009 kur bëri fertilizim in vitro që të mbetej shtatzënë me 8 fëmijë, edhe pse ishte nënë e gjashtë fëmijëve tjerë. Pas kësaj ajo mori pjesë në një film pornografik, ku fitoi katër cmime dhe filloi të performonte në klube striptistesh. “Duhet të meditoja vetëm për të kuptuar cfarë po bëja. Unë konsumoja edhe alkool, për të cilën mësova më vonë se ishte shkak për vdekjen e Whitney Houston. Nuk doja të isha më pjesë e kësaj jete, por mendova për fëmijët e mi dhe luftova për t’ia dalë”, tha ajo. Vendimi për të ndyshuar u finalizua, pasi një person i huaj filloi ta ngacmonte kur punonte si striptiste.