Leksione seksi në Kinë, i merr nëse paguan 410 dollarë
Leksionet në Universitetet Publike janë thuajse falas në çdo vend të botës. Në ato private, gjithnjë leksionet jepen, me pagesë. Por ka leksione me pagesë për femrat kineze, që duan të mësojnë sesi të bëjnë seks, nga “mësues të aftë” që kanmë hapur salla të veçanta, për këtë punë. Kjo dukuri është kthyer në një biznes fitimprurës kohët e fundit në Kinë. Në një dhomë “anonime” të një hoteli në qendër të Shangait, Ma Li u bën kurs disa grupeve të vogla të grave kineze, rreth një teme që për shoqërinë kineze kosndierohet tabu. Kursi zgjat dy ditë dhe është mjaft i shtrenjtë: 410 dollarë, ose sa gati gjysma e pagës mesatare mujore në një qytet metropol të Kinës. Megjithatë, numri i nxënëseve që shkojnë dhe kërkojnë të marrin leksione të tilla rritet çdo ditë. Kjo ka bërë që prej “mësueses” të organizohen kurse edhe në qytete të tjera të Kinës. Gjatë këtij kursi intensiv, nxënëset mësojnë diçka nga anatomia, psikologjia dhe teknikat e sjelljeve intime. Ma Li, e cila i është bashkuar Shoqatës Botërore të Mësimdhënësve të Seksit përpiqet të jetë sa më e hapur që nxënëseve të saj t’iu krijojë besimin,duke qenë se në shumë raste mungon. Gjatë kursit transmetohen video me marrëdhënie seksuale orale, për pjesën teorike. Gjithashtu vihet në përdorim edhe pjesa praktike.