LG G7 vjen me skanerin e avancuar Iris
Një patentë e re nga LG zbuloi se kompania koreane po përgatit një skaner të avancuar të irisit që mund të arrijë në kohë për LG G7. Ky tipar jo vetëm që do ta zhbllokojë pajisjen, por do t’ju ndihmojë të mbroni informacione të ndjeshme.
Skaneri i irisit kontrollon karakteristikat biometrike të syrit dhe vendos një ekran të ndritshëm dhe një ekran të errët, meqë irisi ndryshon në madhësi, në varësi të asaj se sa dritë merr për të. Pastaj sensori do të kontrollojë se çfarë kërkoni dhe nëse jeni pronari i telefonit, aplikacioni i ndjeshëm do të jetë në dispozicion për hapje.
KOHA JONË SONDAZH

