Lind foshnja në aeroplan, kompania i dhuron bileta falas për gjithë jetën

Një foshnje ka ardhur në jetë në aeoroplan, ndërsa nëna e tij po udhëtonte nga Arabia Saudite për në Indi. Kompania ka treguar se i kanë bërë një dhuratë të vecantë, duke i ofruar bileta falas për cdo herë që do udhëtojë me këtë linjë. “Nëna e djalit, identiteti i së cilës nuk është bërë i ditur për të respektuar privatësinë e saj E lindi fëmijën të dielën në një lartësi prej 10 mijë metrash”, tha Jet Airways për CNN. Pasi zbritën në Mumbai, të dy u transferuan në spital ku stafi mjekësor po kujdeset për shëndetin e tyre.

SHKARKO APP