Lind një tjetër “fëmijë ujk” (foto)

Një djalë i vogël, i mbuluar me flokë edhe në trup është anëtari më i fundit i një “familjeje ujk”. Kjo sëmundje e rrallë prek një në një miliard njerëz në mbarë globin. Krahët, fytyra, trupi janë të mbuluara me një shtresë floku, e cila me kalimin e viteve ashpërsohet.

Nëna e fëmijës, Manisha Sambhaji Raut, 22 vjeçe nga Pune e Indisë Qendrore është e pikëlluar pasi djali i saj ka trashëguar të njëjtin problem gjenetik që asaj i ka prishur jetën.

“Unë gjithmonë isha e neveritur kur shihja veten në pasqyrë dhe tani pyes veten se si fëmija im do të përballet me të njëjtën traumë”, tha ajo. Foshnja 5-muajshe ka trashëguar një gjen të rrallë nga babai i Manishas. Për këtë sëmundje të njohur si Sindroma Ujk, ose Universalis Hypertrichosis mjekët thonë se nuk ka shërim.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nëna e fëmijës tha se do të kujdesej për të pasi ai ishte djali i saj. Ajo tha se do të kujdesej për të “njësoj siç nëna ime u kujdes për mua pavarësisht pamjes që kisha”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?